Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nesër Kuvendi i Berishës, Rama dhe Basha “takohen” në Vlorë

schedule17:55 - 29 Prill, 2022

schedule 17:55 - 29 Prill, 2022

Ish kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Vlorë, ku po zhvillon një takim strukturat e partisë në një prej kafeve të zonës.

Basha refuzoi të bëjë deklaratë politike në lidhje me Kuvendin e ditës së nesërme, por teksa u pyet se përse ka zgjedhur pikërisht sot të jetë në Vlorë në një ditë me kryeministrin, tha se nuk e dinte se ishte edhe Rama.

“Më vjen mirë që ju shoh. S’e dija që Rama është këtu sot”, tha Basha.



Lexo edhe: Rama në “Sheshin e Pavarësisë”: Hapësirë urbane unikale, hijeshi e atraksione për të gjitha moshat

Në këtë takim Basha shkoi i vetëm i pa shoqëruar nga deputetët demokratë, por nga ish nënkryetari PD Vlorë Gjergj Nika.

Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit do të zgjedhë nesër Këshillin e ri Kombëtar të PD-së. ACB ka zbardhur emrat e 420 kandidatëve për postet në Këshillin e ri Kombëtar të PD-së.

Lexo edhe: LISTA/ “Xhaketa të vjetra”, artistë dhe risi, kush janë 420 kandidatët për anëtarë të Këshillit Kombëtarë të PD

Ajo që bie në sy është se në këtë garë, “Rithemelimi” ka rikthyer emra të larguarish, figura të vjetra të PD-së, ish-ministra, ish-deputetë, por edhe artistë, mjekë, etj. Gjithashtu në listë janë edhe figura të reja në garë për një vend në Këshillin Kombëtar. Ndërkohë jashtë Këshillit Kombëtar do të mbetën përkrahësit e Enkelejd Alibeajt.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!