Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia e Shtetit uron 28 dhe 29 Nëntorin: Në shërbim të flamurit, qytetarëve dhe Atdheut!

schedule09:35 - 28 Nëntor, 2026

schedule 09:35 - 28 Nëntor, 2026

Policia e Shtetit ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë me rastin e 28 dhe 29 Nëntorit, festave kombëtare të Shqipërisë.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, institucioni thekson se punonjësit e policisë janë në shërbim të flamurit, qytetarëve dhe atdheut, në çdo cep të vendit ku festohet historia dhe identiteti kombëtar.

Në urimin e saj, Policia e Shtetit ka vlerësuar sakrificën e brezave që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit, si dhe ka përkujtuar Dëshmorët e Atdheut.



“Me krenarinë për historinë tonë, nderimin për Dëshmorët dhe sakrificën e brezave që bënë të mundur lirinë dhe pavarësinë, si dhe me përgjegjësinë për të ardhmen, nderojmë këto data të shënuara, që përfaqësojnë identitetin, dinjitetin dhe ekzistencën e Shqipërisë”, thuhet në mesazhin e Policisë së Shtetit.

Në përfundim, institucioni përcjell urimin për të gjithë shqiptarët: “Gëzuar Shqipëri!”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!