Kryeministri Edi Rama ka inspektuar kantierin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë.
“Në kantierin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë ku po marrin formë detajet e fundit të një hapësire urbane unikale, plot gjelbërim, hijeshi e atraksione për të gjitha moshat”, shkruan Rama.
Teksa është njohur me detaje me gjithçka që është bërë në kuadër të këtij projekti, Rama ka shprehur dhe një dëshirë për të vendosur emrat e firmëtarëve të deklaratës së pavarësisë në një instalacion të veçantë.
“Kam idenë, duam të bëjmë një instalacion. Të vendosim emrat e të gjithë firmëtarëve në ca pllaka pak të çrregullta. I vendosni me emrat dhe janë transparente. I vendosim këtu me dritë poshtë që gjatë natës të lexohen. Me një mbajtëse që të ketë dhe ledin brenda”, shtoi kryeministri.
/abcnews.al



