Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Samiti në Tiranë, Rama ndan pamje: 48 orë të mbushura me Europë për Ballkanin Perëndimor

schedule20:10 - 27 Nëntor, 2026

schedule 20:10 - 27 Nëntor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga samiti BE-Ballkani Perëndimor që u zhvillua këtë të premte në Tiranë.

“48 orë të mbushura me Europë për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama.



Tirana priti samitin e radhës europian dhe ishte Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos që dha lajmet e mira për 3 vendet e rajonit të ballkanit perëndimor, Shqipëri, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

“Shqipëria ka zbatuar 80% të reformave të duhura dhe do të marrë 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes. Mali i Zi ka vënë në zbatim 84 %, të reformave, që do të thotë se do të merrni 81 milionë euro. Fondet janë që të shpërndahen për ata që kanë punuar më shumë”, tha ajo.

Në tyrezën e punës ku po merrnin pjesë dhe lider të rajonit, kryeministri Edi Rama u shpreh mbi këtë moment të rëndësishëm për vendet tona.

” Nuk ka dyshim se ky është një moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor. Nuk ka aspak dyshim se është një moment tejet vendimtar edhe për Europën. Ne kemi qenë entuziastë për nisjen e këtij procesi të ri, që në njëfarë mënyre vuri në lëvizje qasjen e re të integrimit gradual dhe që na mbledh bashkë në tri dimensione: reformat, konvergjenca ekonomike dhe kohezioni rajonal”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!