Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

114-vjetori i Pavarësisë/ Krerët e shtetit në ceremoninë festive në Vlorë, qytetarët bashkohen në Sheshin e Flamurit

schedule09:43 - 28 Nëntor, 2026

schedule 09:43 - 28 Nëntor, 2026

Sot kremtohet 114-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në Sheshin e Flamurit, në Vlorë janë bërë përgatitjet për ceremoninë zyrtare, në vendin ku më 28 nëntor 1912 u ngrit flamuri kuqezi nga Ismail Qemali.

Krerët e shtetit do të jenë sot në Vlorë për ceremoninë e ngritjes së flamurit në 10:00.

Atmosfera festive ka mbledhur qytetarë të shumtë, jo vetëm nga Vlora, por edhe nga qytete të tjera të vendit, të cilët kanë zgjedhur të jenë pjesë e festimeve në këtë ditë të veçantë.



Qytetarët përcjellin emocionet dhe urimet e tyre për 28 Nëntorin, duke kujtuar rëndësinë historike të kësaj date dhe krenarinë për simbolin kombëtar.

Vlora, qyteti ku nisi historia e Shqipërisë së pavarur, është edhe këtë vit në qendër të festimeve kombëtare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!