Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria, përfituesja më e madhe/ E para në rajon për fondet e BE, 398.4 milionë euro nga plani i rritjes

schedule14:01 - 27 Nëntor, 2026

schedule 14:01 - 27 Nëntor, 2026

Shqipëria renditet në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor për përthithjen e fondeve nga Bashkimi Europian me një vlerë prej 212,8 milionë Euro të cilat tashmë janë disbursuar nga Plani i rritjes.

Ndërkohë që bashkë me fondin e fundit që iu akordua  Shqipërisë  në total shuma arrin në 398,4 milionë euro brenda vitit 2026 ose gati gjysma e fondeve në vëna në dispozicion për vendin tonë

Kjo konfirmon progresin e arritur dhe zbatimin e reformave  në vend ndërsa në total fondi i vënë në dispozicion për Shqipërinë është 922 milionë euro.



Kjo shifër e vendos Shqipërinë përpara vendeve të tjera në rajon duke dëshmuar ecurinë e reformave dhe përmbushjen e kushteve  të kërkuara nga Bashkimi europian në kuadër të Planit të rritjes.

Pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut e cila  së bashku me disbursimet e fundit arrin në 213 milionë Euro dhe në vendin e tretë renditet Mali i Zi me 170.3 milionë Euro. Ndërkohë, Kosova, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina rezultojnë pa përfitime nga kjo paketë

Fondet për Shqipërinë janë disbursuar për të mirësuar klimën e biznesit në Shqipëri, për të lehtësuar investimet dhe nxitur inovacionin, për të shtuar financimet për bizneset e reja dhe kompanitë në sektorin dixhital për energjinë e rinovueshme por edhe për shtetin e së drejtës

Plani i Rritjes për vendet e ballkanit Perëndimor ka afat zyrtarisht deri  në dhjetor 2027 dhe shpërndarja e tyre është e lidhur drejtpërdrejt me zbatimin e reformave.

Plani i Rritjes parashikon 6 miliardë euro për të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor 2 miliardë grante dhe 4 miliardë hua.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!