Tetë persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Sanabamba, në rajonin Ayacucho të Perusë jugore.
Sipas njoftimit zyrtar, nga Ministria e Mbrojtjes helikopteri i tipit Mi-17 po kthehej nga një mision shpëtimi, pasi kishte transportuar një patrullë ushtarake që kishte mbetur e bllokuar në luginën e lumenjve Apurimac, Ene dhe Mantaro.
Mes viktimave janë pesë anëtarë të ekuipazhit dhe tre ushtarë, të cilët ishin shpëtuar pak kohë përpara aksidentit.
Një person tjetër ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa autoritetet peruane kanë konfirmuar bilancin tragjik të aksidentit.


