Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë simbolike për të përcjellë urimin e tij në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Pak para ceremonisë së ngritjes së flamurit në Vlorë, kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetin social Facebook një fotografi të një filxhani kafeje, mbi të cilin është stampuar shqiponja dykrenare, simboli kombëtar shqiptar.
“E ku tjetër veç në Vlorë”, shkruan Rama krahas fotos, duke iu referuar qytetit ku më 28 nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë.
Vlora është në qendër të aktiviteteve për përvjetorin e 114-të të Pavarësisë.


