Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nufi ka kujtuar shpalljen e Pavarësisë në Vlorë, më 28 nëntor 1912, duke vlerësuar kontributin e Ismail Qemalit, Dom Nikollë Kaçorrit dhe firmëtarëve të Pavarësisë.
Ai e cilëson këtë datë si një nga momentet më të rëndësishme të historisë kombëtare, që simbolizon sakrificën e brezave, guximin e atyre që luftuan për liri dhe krenarinë e të qenit shqiptarë.
“Flamuri kuqezi mbetet simboli që na bashkon, na përfaqëson dhe na kujton rrënjët e vlerat tona kombëtare”, shkruan ministri Nufi.
Në përfundim të mesazhit, ai ka uruar të gjithë shqiptarët për festën kombëtare: “Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë!”


