Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rënie gurësh në segmentin e Qafës së Vishës, rruga e kalueshme në njërën korsi

schedule21:56 - 27 Nëntor, 2026

schedule 21:56 - 27 Nëntor, 2026

Prania e inerteve në rrugë ka shkaktuar bllokimin e përkohshëm të qarkullimit në segmentin e Qafës së Vishës, në Himarë.

Pas situatës së krijuar, në terren kanë ndërhyrë kontraktori dhe shërbimet e MZSH-së për pastrimin e aksit rrugor dhe rikthimin e normalitetit.

Aktualisht, rruga është bërë e kalueshme në njërën korsi, ndërsa puna për pastrimin e korsisë tjetër do të vijojë gjatë orëve të para të mëngjesit të nesërm.



Drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment, deri në përfundimin e plotë të ndërhyrjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!