Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përshkallëzohet konflikti në Jemen, koalicioni saudit rrëzon raketën e lëshuar drejt Riadit

schedule09:00 - 28 Nëntor, 2026

schedule 09:00 - 28 Nëntor, 2026

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite ka njoftuar se ka rrëzuar një raketë lundrimi të lëshuar nga rebelët Huthi të Jemenit në drejtim të kryeqytetit saudit, Riad.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i koalicionit, Turki al-Malki, i cili deklaroi se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë kapur dhe shkatërruar raketën përpara se të arrinte objektivin.

“Mbrojtja ajrore kapi dhe shkatërroi një raketë lundrimi të lëshuar nga milicia terroriste Huthi drejt rajonit të Riadit”, deklaroi al-Malki.



Ndërkohë, nga ana tjetër, mediat e lidhura me Huthit raportuan për sulme ajrore saudite në kryeqytetin jemenas, Sanaa, i cili kontrollohet nga rebelët.

Sipas këtyre raportimeve, sulmet kanë shkaktuar plagosjen e 13 personave, si dhe dëmtimin e tetë banesave dhe tre dyqaneve në lagjen Bin Abu Samlah.

Raportohet gjithashtu se dy civilë janë plagosur nga ajo që mediat Huthi e cilësuan si “zjarr armik saudit” në rajonin verior Khattab.

Ndërkohë, tre sulme ajrore që shënjestruan portin e Mocha, në jugperëndim të Jemenit, kanë dëmtuar edhe një central elektrik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!