Çështja Xhafaj, Rama: Puna kundër krimit në lidhje me politikën e vunë në shënjestër ministrin

schedule20:57 - 21 Maj, 2018

schedule 20:57 - 21 Maj, 2018

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i ftuar në Mbrëmje në ABC News është shprehur rreth situatës aktuale të krijuar në vend.

I pyetur rreth zhvillimeve më të fundit mbi ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili akuzohet nga opozita se ka ndihmuar vëllain në trafikun e drogës, Rama u shpreh se ka opinion pozitiv për ministrin dhe kjo është e bazuar në fakte.

“Unë kam një opinion pozitiv në punën e ministrit bazuar në fakte, në rezultate në përkushtimin e tij në një punë për të çuar përpara transformimin e Policisë së Shtetit. Shenjat e qarta që policia ka dhënë në goditjen e krimit të organizuar, por edhe në disa prekje interesash të fshehta të krimit me politikën e ka vënë në shenjestër ministrin Xhafaj”, u shpreh kryeministri Rama nga Gjirokastra.

Sipas kryeministrit të vendit, e gjitha kjo bëhet për të dështuar hapjen e negociatave. Rama u shpreh se historia e Fatmir Xhafajt dhe vëllait të tij është një histori e vjetër, të cilën edhe në të shkuarën e kanë prekur mediat dhe opozita. Kështu që kur është zgjedhur Xhafaj si ministër i Brendshëm e kam ditur se kush ishte tha kryeministri i vendit.

“Edhe opozita, edhe mediat e kanë nxjerrë në pah edhe e kanë publikuar disa herë në të shkuarën dhe kjo është këmbëngulja e opozitës për të bërë çmos që procesi i çeljes së negociatave të dështojë. Unë gjykoj punën dhe rezultatet. Kur unë kam bërë këtë zgjedhje ndaj Fatmir Xhafajt, unë e kam ditur se kush është ai”, tha Rama.

/abcnews.al