Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Manaj “gris kontraten” në Turqi/ Sulmuesi kuqezi largohet nga Sivasspor, nuk u pagua nga klubi

schedule12:11 - 25 Nëntor, 2026

schedule 12:11 - 25 Nëntor, 2026

Është mbyllur në mënyrë më të keqe të mundëshme aventura e dytë e Rey Manaj me Sivasspor.

Si një surprizë për tifozët dhe mediat turke, sulmuesi kuqezi “grisi” kontratën me klubin për shkak të mos shlyerjes së detyrimeve financiare.

Manaj e zyrtarizoi vendimin e tij me një postim të gjatë në rrjetet sociale, duke shpjeguar edhe të gjitha hapat që e çuan te kjo lëvizje drastike.



“Gjatë muajve të fundit, i dhashë klubit shumë mundësi. Në disa raste, i kërkova zyrtarisht klubit që të përmbushte detyrimet e tij, dhe çdo herë shpresoja se situata më në fund do të zgjidhej. Për fat të keq, pagesat nuk u kryen dhe premtimet e dhëna nuk u mbajtën. Gjithmonë zgjodha t’i jepja klubit një mundësi tjetër, por durimi im nuk u respektua”, shkruan mes të tjerash sulmuesi.

Rey Manaj largohet nga Sivasspor pas 10 golave të shënuar në këtë sezon në Kategorinë e Parë turke. Tashmë futbollisti kuqezi duhet të gjejë një tjetër skuadër për të mirën e tij dhe kombëtares, ku ai është sulmuesi kryesor.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!