Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sollën nga Kolumbia kokainë në lëkurë gjedhi/ SPAK jep pretencën për trafikantët

schedule12:16 - 25 Nëntor, 2026

schedule 12:16 - 25 Nëntor, 2026

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka paraqitur pretencën për anëtarët e dyshuar të grupit kriminal, që akuzohet për trafikimin e lëndëve narkotike përmes lëkurëve të gjedhëve nga Kolumbia në Shqipëri.

SPAK ka kërkuar dënime të ndryshme me burg për të pandehurit, ndërsa për ata që kanë zgjedhur gjykimin e shkurtuar janë llogaritur edhe uljet përkatëse të dënimit.

Pretenca:



Aldi Zonja: 14 vite burg, ose 9 vite e 4 muaj në rast të gjykimit të shkurtuar.

Artion Çaushllari: 15 vite burg, ose 10 vite në rast të gjykimit të shkurtuar.

Geis Sejfullai, Ismail Abdurahmani, Jose Ramon Zakarias Vasquez dhe Samuel Alfonso Serano: nga 14 vite burg secili, ose 9 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar.

Birce dhe H. L. Narvaez: nga 13 vite burg, ose 8 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar. Për dy të penduarit e drejtësisë është kërkuar dënimi me 4 vite burg.

Endi Sejdini: 12 vite burg, ose 8 vite me gjykim të shkurtuar.

Baki Huqi: 10 vite burg, ose 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.

Kërkesat e SPAK përfaqësojnë pretencën e organit të akuzës, ndërsa vendimi përfundimtar për të pandehurit do të merret nga gjykata.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!