Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

City “shpëton” në fund/ Napoli tremb anglezët, por vetëm barazim 2-2 në “Ettihad”

schedule12:19 - 25 Nëntor, 2026

schedule 12:19 - 25 Nëntor, 2026

Napoli flirton me fitoren, por në fund nuk shkon më shumë se barazimi në transfertën kundër Manchester City në Champions League. Sfida e luajtur në “Ettihad” u mbyll në barazim 2-2, një rezultat që I rri ngushtë italianëve, që kryesuan dy herë.

Pas pjesës së parë të mbyllur me raste, por pa gola, ndeshja u zhbllokua në minutën e 55-të.

Hojlund ndali topin në rrjetë për festën e Masimilliano Allegri dhe të besuarve të tij.



Përgjigja e të zotëve të shtëpisë erdhi shpejt, ndërsa në të 67-të, Bouaddi barazoi shifrat me ralizimin e parë të tij në Champions me “Cityzens”.

Anglezët provuan të kthenin sfidën në anën e tyre, por do të merrnin një tjetër goditje në minutën e 76-të, kur Noah Lang shënoi golin e dytë për Napolin.

Por shpresat e italianëve për të dalë me tri pikë nga fusha u shuan vetëm katër minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Cherki shpëtoi vendasit nga humbja, duke vulosur barazimin në këtë sfidë.

Me këtë rezultat, Manchester City mbetet në vendin e gjashtë, në zonën e kualifikimit direkt me 10 pikë, ndërsa Napoli nuk del nga zona e eliminimit me vetëm katër pikë në vendin e 27-të të klasifikimit në fazën e ligës në Champions.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!