Entuziazëm, kryesim, por edhe një paralajmërim. Reali i Madridit arriti një fitore të thellë dhe me përmbysje në Ligën e Kampionëve, duke mundur rivalin holandez, PSV Ajndhoven, ndërsa përveç lumturisë së pamasë 80 000 tifozët në stadiumin “Santiago Bernabeu”, kuptuan se është një futbollist pa të cilin nuk bëjnë dot.
Pasi Perishiç kaloi PSV-në në epërsi dhe pjesa e parë u mbyll në humbje, trajneri Zhoze Murinjo aktivizoi Xhud Belinghamin, i cili udhëhoqi ekipin drejt fitores. Golat madrilenë u shënuan nga Valverde, pikërisht Belingham, dy herë nga Kilian Mbape dhe nga braziliani Vinisius.
Gjithsesi, “ylli I tre luanëve” ishte njeriu-kyç. E përditshmja “Marka” është në qiellin e shtatë: Një rul shtypës! Belingham udhëheq përmbysjen e të bardhëve! Madridi është i pari!”
“Ishte ajo që duhej, – titullon “AS”, po nga kryeqyteti spanjoll, – Belingham ndryshon një Madrid gri, shënon një perlë. Dy gola Mbape dhe mrekulli nga Vinisius!”
Edhe Murinjo deklaroi pa komplekse se kishte menduar gabim se mund ta fitonte ndeshjen pa anglezin. Tifozët madrilenë e veçuan ish-yllin e Dortmundit, ndërsa folën pas ndeshjes për televizionin “AS”, duke theksuar klasin e tij dhe golin e veçantë.
Për tifozët, ai është Zidani i ri. Reali ka 15 pikë të plota në 5 ndeshje, pra duke arritur 5 fitore deri tani, e duke qenë në krye të grupit të Ligës së Kampionëve./abcnews.al



