Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpendi konfirmohet “bomber”/ Sulmuesi i ri kuqezi shkëlqen në kategorinë e dytë në Itali

schedule12:18 - 25 Nëntor, 2026

schedule 12:18 - 25 Nëntor, 2026

Këtë ndeshje do ta mbajë mend përjetë. Nuk është ndonjë gjë e veçantë që Kristian Shpendi të shënojë gola, por kur ia del tri herë në një sfidë të vetme, është ndryshe.

Sulmuesi i ri i kombëtares shqiptare ishte i mrekullueshëm në fitoren 5-1 që skuadra e tij, Çezena, arriti ndaj Askolit, në Serinë B italiane, dhe që ndihmoi toskanët të jenë në vendin e katërt në renditje, pra të pretendojnë elitën sezonin e ardhshëm, qoftë edhe nëpërmjet plej ofit.

Spektakli i yllit të ri kuqezi nisi në pjesën e dytë, që nga minuta e 69-të e deri në të 87-ën.



Të tre golat e tij ishin të ndryshëm, i bukur secili sipas mënyrës së tij, duke thelluar epërsinë që ishte krijuar që në pjesën e parë, që u mbyll 2-0 me rrjeta nga Kaprini e Xheli.

Në 69’ u arrit rezultati 3-0, pastaj 4-0 në 84’, dhe tre minuta para fundit, Shpendi ndoshta shënoi më të bukurin, vetëm 60 sekonda pasi Askoli kishte ngushtuar shifrat.

Tashmë, ai ka 12 gola në 13 javë të Serisë B, duke qenë shënuesi më I mirë, pra në krye të renditjes së Këpucës së Artë, si dhe duke shtuar edhe një asist.

Këtë numër golash vjet arriti ta shënonte gjatë gjithë kampionatit, ndërsa tani jemi ende në nëntor.

Pritet që Kristian Shpendi të jetë sezonin e ardhshëm në Serinë A, qoftë me Çezenën, apo me ndonjë ekip tjetër të elitës në Apenine.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!