E kush e ka harruar atë përplasje.
Një plan I presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino, krijoi një luftë të vërtetë në futbollin botëror, ndërsa parashikonte bashkëpunimin me privatët në Kupën e Botës.
Së fundmi, televizioni amerikan “ESPN”, raporton për zbulim të dokumenteve lidhur me këtë projekt që thuajse e çoi sportin më popullor në botë në “luftë civile”.
Sipas këtyre dokumenteve, Infantino kishte planifikuar një kontratë 96-vjeçare me investitorë privatë për organizimin e Botërorëve dhe për të nxjerrë sa më shumë fitime prej tyre.
Flitet për komunikim mes presidentit të FIFA-s dhe investitorit Xhoshua Kushner I kompanisë “Thrajv Kepitël” (Thrive Capital), të cilit I referohet edhe “Asoshiejtid Pres” (Associated Press), ku përmendet shifra e 20 miliardë USD në një kompani të përbashkët.
Dokumentet e zbuluara tregojnë se FIFA po planifikonte ta kompletonte këtë plan në Nju Jork, në prag të finales së Kupës së Botës në 1 korrik mes Spanjës dhe Argjentinës.
Projekti u bë I ditur 9 ditë pas finales, dhe krijoi një “tërmet” të vërtetë, ndërsa kundër Infantinos dolën edhe zyrtarë të FIFA-s.
Kundërshtari kryesor I presidentit nga Zvicra ishte UEFA, pra bashkimi I federatave të Europës, ndërsa pritet që vitin e ardhshëm të ketë një përplasje të ashpër në zgjedhjet për president të FIFA-s.



