Nuk ishte ndonjë punë e vështirë. Kristiano Ronaldo ka shënuar një numër të pabesueshëm golash të shkëlqyer në karrierë, ndërsa tani i duhet vetëm që topi të kalojë vijën fatale.
Me një goditje të saktë nga 11 metra, në një penallti të fituar vetë, legjenda portugeze realizoi rrjetën numër 987 në jetën e tij si futbollist profesionist, duke hedhur një tjetër hap drejt realizimit të objektivit.
CR7 shënoi për 1-0 në 13’, në duelin që skuadra e tij, Al Nasr, e fitoi 2-1 në ligën profesioniste saudite ndaj rivalit Al Sad. Tashmë, Kristiano është vetëm 13 rrjeta larg shifrës mitike 1 000 gola, që nuk e ka arritur askush në këtë sport.
I dyti, që ndodhet më pranë tij është legjenda tjetër, Lionel Mesi, me 937, pra 50 prapa. Ronaldo u përpoq të shënonte sërish dhe një herë iu mohua realizimi për pozicion jashtë loje.
Pas Al Sad barazoi, u desh klasi I portugezit tjetër, Zhoao Feliks, për t’u marrë tri pikët. Ish-ylli i Benfikës, Atletikos, Çelsit, Barcelonës e Milanit, realizoi me një roveshatë një gol sensacional.
Kjo që në 52’, ndërsa miqtë luajtën me 10 lojtarë gjatë gjithë pjesës së dytë. Al Nasr është në vendin e tretë në ligën profesioniste saudite, me 28 pikë, ndaj 30 që ka Al Hilal, me një ndeshje më pak.
Titulli mbetet I mundshëm, ndërsa Ronaldo është I dyti në renditjen e Këpucës së Artë me 9 rrjeta ndaj 14 të anglezit Tonej./abcnews.al



