INTERVISTA/ Robert Wilton: Jam i befasuar me shqiptarët që nuk protestojnë, nuk ngrenë zërin

schedule17:58 - 22 Shkurt, 2020

schedule 17:58 - 22 Shkurt, 2020

Në një intervistë për Abc News, zv.ambasadori i OSBE, Robert Wilton thekson domosdoshmërinë esenciale të shoqërisë shqiptare për të ngritur zërin, për të protestues të pavarur nga forcat politike. Ai gjithashtu rrëfen lidhjen e fortë me letersinë shqipe dhe veçanërisht Migjenin, që e ka përkthyer edhe në gjuhën angleze.

Pse vendose ti bashkohesh artistëve në protestën e tyre tek Teatri Kombëtar?

Wilton: Ka disa aspekte dhe s’po flas politikisht dhe s’po flas specifikisht për Teatrin është diçka esenciale në një shoqëri që ka zëra kushërshtues. Shqiptarët e kuptojnë më mirë se unë se çfarë do të thotë zë i izoluar. Shqipëria ka vuajtur shumë në diktaturë ku nuk janë  lejuar të shprehen dhe tashmë unë jam pak i befasuar që shoqëria civile nuk është më aktive, nuk është më e e zhurmshme në Shqipëri. Kam qenë i befasuar se s’ka më protestë… Kemi parë mjaft protesta, por janë aspkete të ngjashem me teatrin, janë performanca politike. Eshtë si një tur-box kur të dy janë në arenë dhe po luajnë rolet e tyre. /abcnews.al

*Ndiqni intervistën e plotë