Roma është duke kërkuar një sulmues të klasit të lartë dhe një nuhatës të vërtetë goli.
Jose Mourinho ka shprehur dëshirën e tij tek drejtuesit se emri i preferuar është ai i Edison Cavanit. Uruguajani nuk ka më vend në formacionin titullar që pas ardhjes së C.Ronaldo dhe është duke e menduar largimin.
Problem është paga e lartë e lojtarit, por duke parë se e ardhmja e tij në Angli nuk është më si një opsion, Cavani mendohet se do të ishte dakort për një ulje page./h.ll/abcnews.al