Michael Carrick nuk është më trajner i Manchester United. “Djajtë e Kuq” zyrtarizuan vendimin që pritej prej javësh, duke shkarkuar nga detyra teknikun, pas një nisje katastrofë të sezonit në Premier dhe Champions League.
Me vetëm 8 pikë në 10 ndeshje të kampionatit, United renditet në vendin e 18-të dhe në zonën e rënies nga kategoria. Shumë pak “gjigandët” e futbollit anglez, që kanë vendosur të largojnë nga pankina ish mesfushorin.Carrick mori drejtimin në janar të këtij viti, dhe në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar siguroi një vend në Champions. Kjo i siguroi rinovimin e kontratës, por gjithçka u përmbys me nisjen e sezonit të ri, që përfundoi përpara kohe aventurën e tij.
Pas shkarkimit të Carrick, Manchester United ka gjetur edhe zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për Maurizio Pochettino, i cili për të drejtuar “Djajtë e Kuq” do të heqë dorë nga pankina e kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Tekniku argjentinas ka arritur marrëveshjen me Manchester United, që nga ana e tij pranoi të paguajë klauzolën për lirimin e argjentinasit nga kontrata me federatën amerikane. Sipas mediave angleze pritet që Maurizio Pochettino të firmosë kontratën e re dhe të nisë punën me skuadrën përpara përfundimit të pauzës së kombëtareve./abcnews.al


