Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Napoli e Roma, barazim dhe polemika/ Ndeshja më e bukur e sezonit në Serinë A përfundon 3-3

schedule12:42 - 25 Tetor, 2026

schedule 12:42 - 25 Tetor, 2026

Askush nga ata në fushë nuk u kënaq plotësisht. Gjithsesi, një Napoli-Roma këtë herë ishte më shumë një kartolinë e futbollit italian, sesa një ndeshje për të realizuar objektivat e dy skuadraveqë ishin përballë.

Përfundoi 3-3 në stadiumin “Maradona”, me napolitanët që ishin më pranë fitores, por që nuk përballuan dot plotësisht reagimin e kryeqytetasve.

Ish-kampionët kryesuan deri në 2-0 deri 20 minuta para fundit, kur shënuan Anguisa në 28’ dhe I kudondodhuri skocez, Mektominai, njëri nga më të mirët në fushë.



Sule shkurtoi diferencën për romanët, që patën më shumë zotërim të topit, këmbëngulën më shumë dhe gjuajtën më shumë, ndonëse Napoli I trajnerit Masimiliano Alegri u tregua më cinik, duke goditur 9 herë në portë ndaj 5 të miqve.

Balerdi barazoi në 74’, ndërsa në 83’ u duk se Mektominai i dha fitoren napolitanëve me rrjetën e dytë personale.

Nuk ndodhi kështu dhe Leonardo Bardeli shënoi edhe ai të dytin personal, një minutë para fundit për të sigluar barazimin 3-3.

Amir Rrahmani nuk ishte në fushë për Napolin, ndërsa Malen nuk mundi të shënonte këtë herë për verdhekuqtë e trajnerit Gasperini.

Në minutat shtesë erdhi edhe përjashtimi I teknikut vendas, I cili u cilësua fajtor për fjalë të padenja, ndonëse më pas mohoi gjithçka.

Roma mbetet e treta në Serinë A, me 18 pikë, 4 më pak se Lacio, ndërsa Napoli ka vetëm 11 pikë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!