VIDEO/ Partizani merr kreun, eurogola për një pikë te Kukësi-Tirana

schedule17:53 - 17 Prill, 2021

schedule 17:53 - 17 Prill, 2021

Partizani ka marrë vendin e parë, pasi mposhti me rezultatin 3-1 Kastriotin, kurse Kukësi ka frenuar Tiranën me një supergol të kapitenit Agim Ibraimi. Në kryeqytet “demat” u befasuan që në minutën e katërt, kur Klejdi Daci i ndëshkoi.

Partizani u hodh në sulm dhe pati disa raste shënimi. Esin Hakaj, pas gjysmë ore lojë, vendosi baraspeshën me një goditje të bukur diagonal. Fraksioni i parë i lojës u mbyll në barazim dhe në të dytën vendasit shënuan edhe dy gola të tjerë.

Stenio Junior ishte ai që i dha epërsinë skuadrës së Partizanit, kurse Jasir Asani vulosi gjithçka. 3-1 dhe Partizani parakalon Teutën kryesuese, që nesër luan në transfertë kundër Skënderbeut.

NDESHJA TJETËR – Kukësi barazoi 2-2 me Tiranën, në një ndeshje të hapur dhe me shumë raste. Eze realizoi i pari, ndërkohë që u ndal më pas edhe në një pozicion jashtë loje të dyshimtë. Seferi dsa herë rrezikoi portën e Tafas, por vetëm në minutën e 71-të realizoi me kokë.

 

Renditja e Kategorisë Superiore

Cale realizoi më pas një perlë, duke përmbysur rezultatin me Kukësin. Gjithsesi kapiteni Agim Ibraimi shtangu portierin Visar Bekaj me një goditje dënimi. 2-2, rezultat që nuk u shkon për shtat skuadrave si Tirana e Kukësi. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 28
E shtunë, më 17 prill, ora 16:00

PARTIZANI-KASTRIOTI 3-1
Shënues:
Hakaj 31′, Stenio Junior 75′, Asani 85′/ Daci 4′
PARTIZANI:
Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari, Stenio Junior. Trajner: Ilir Daja.
KASTRIOTI: Hidi, Neziri, Zhivanaj, Çela, Rami, Shkalla, Moraes, Mehmeti, Bardhi, Prodani, Daci. Trajner: Ramazan Ndreu.

KUKËSI-TIRANA 2-2
Shënues: Eze 24′, Ibraimi 88′ / Seferi 71′, Cale 84′
KUKËSI:
Tafas, Baravykas, Bytyçi, Lulaj, Kotobelli, Demiri, Taipi, Limaj, Ibraimi, Gashi, Eze. Trajner: Mirel Josa.
TIRANA: Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toshevski, Çelhaka, Batha, Ismajlgeci, Torassa, Cale, Seferi. Trajner: Orges Shehi

88′ Tjetër eurogol në “Elbasan Arena”. Avantazhi i Tiranës zgjat pak, pasi Agim Ibraimi realizoi një gol të mrekullueshëm pas një goditje dënimi.

85′ Partizani gjen golin e tretë. Autori është Jasir Asani, i cili vulos fitoren e ekipit të tij kundër Kastriotit. 

84′ Tirana realizon përmbysjen e madhe. Eurogol i brazilianit Elton Cale dhe Tirana në avantazh 1-2 përballë ekipit të Josës.

75′ Stenio Junor ka realizuar pas një pasimi të Esat Malës. Partizani në epërsi me Kastriotin, që kishte realizuar i pari

71′ Tirana gjen golin e barazimit në “Elbasan Arena”. Kros nga e majta e Marsel Ismajlgecit dhe finalizim me kokë i Taulant Seferit.

31′ Esin Hakaj ka realizuar një gol mjaft të bukur në portën e Kastriotit, duke baraspeshuar shifrat në “Air Albania Stadium”

24′ Vjen goli i parë në “Elbasan Arena”. Gafë e Çelhakës dhe finalizim i nigerianit Eze. Kukësi i Mirel Josës në avantazh.

4′ Daci ka realizuar për Partizanin dhe Partizani kalon kështu në epërsi. Portieri Alban Hoxha u mundua ta ndalte, por pa sukses