Në Asamblenë e Partisë Socialiste për Tiranën, kryeministri Edi Rama ka përcjellë mesazhe të forta politike, duke vënë në qendër të vëmendjes transformimin e kryeqytetit, përgjegjësinë e organizimit socialist dhe nevojën për të rikthyer besimin e qytetarëve. Përmes një retrospektive mbi ndryshimin e Tiranës dhe një thirrjeje për më shumë prani në komunitet, Rama ka vendosur edhe një standard të qartë për raportin e PS-së me qytetarët: besim, empati, shërbim dhe angazhim.
“Shikoni pak rrugën e Durrësit, gjurmët e dhunës mbi trupin e rrugës, ajo ishte Tirana që morëm ne, ishte tamam ashtu jo vetëm në rrugën e Durrësit porn ë gjithë hapsirën e saj. Sot është një mundësi për të gjithë që nuk e mbajnë mend atë Tiranë, për tu kthyer në kohë si një film, për të hequr pemët se edhe ato I kemi mbjellë ne dhe për të parë cfarë ndryshimi ka ndodhur me Tiranën. Dhe atë rikthim në kohë e mundësuan ata që e lanë ashtu atëherë, që kanë bërë gjithmonë të njëjtën gje, kur e kanë patur mmundësinë ta ndryshojnë e lanë të lëngojë kur të tjerët, ne e ndryshuar, nuk kanë lënë gjë që të panegojnë.
Organizimi që nisim sot nuk është vetëm për të fituar zgjedhjet por për të garantuar Tiranën dhe Shqipërinë për atë që vjen në 10 vitet e ardhshme. Ndaj nuk jemi thjesht për një rishpërndarje detyrash, apo regjistrim të ri antarësh, as për të rivënë në punë një makineri elektorale që di të marrë vota. Kemi nevojë për një PS më të organizuar ndërsa Tirana për një PS më të pranishme. Më të pranishme sidomos aty ku kemi humbur besim, edhe pranë atyre që na kritikojnë apo shajnë. Për të kuptuar cfarë nuk kemi bërë mirë, cfarë kemi bërë gabim. Një parti e shtrirë në të gjitha ditët e javës me frymën e Pranisë Besnike, besnike ndaj detyrimit ndaj qytetarit, për njerëzit e këtij vendi, jo për votën
PS është e vetmja që I kupton dhe I do njerëzit. Besnike se një qytetar që ka një hall, që ne nuik e dëgjojmë, nuk ka si na kupton pro vetëm na ndëshkon. Besa e lindur si nocion strategjik nga refliktimi mbi bulevardin e flamingove, për të thënë në kor se ca presim është besim, empati, shërbim dhe angazhim. Por është besim si marrëdhënie që duhet të rindërtojmë cdo ditë, mbi të gjitha me mënyrën si sillemi me njerëzit. Empati si aftësi për ta parë realitetin me sytë e atij që nuk mendon si ne. Shërbimi jo si favor, por si arsyeja që qytetari na ka besuar. Aganzhim si përgjegjësi që merr kuptim për zgjidhje. Kjo është BESA që duhet të udhëheqësi organizimin”, tha Rama.



