Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Partizani kthehet te humbja/ “Demat e kuq” munden nga Vllaznia me rezultatin 1-0

schedule22:56 - 21 Nëntor, 2026

schedule 22:56 - 21 Nëntor, 2026

Nuk mjafton vetëm të luash mirë.

Në futboll, një rol tepër të rëndësishëm ka edhe fati, dhe pikërisht “destini” përcaktoi fituesin në duelin e luajtur në “Arenën Air Albania”.

Ishte përballja e javës së 12-të të Superligës, ajo mes Partizanit e Vllaznisë, dhe skuadra më e vjetër e futbollit shqiptar ia doli me rezultatin minimal 1-0, edhe pse nuk ishte më e mira në fushë.



Të kuqtë bënë më shumë, ndërsa synon të vazhdonin ngritjen nën drejtimin e trajnerit kroat, Karoglan, diçka që nuk ndodhi.

Epërsia e kryeqytetasve në pjesën e parë ishte thuajse e plotë, me disa raste, dhe me gol të anuluar në fund për prekje të topit me dorë, dhe gjyqtari vendosi pasi u këshillua me VAR-in.

Pas pushimit, erdhi momenti vendimtar I sfidës kur Ismaili preku topin me dorë në zonën e tij në 54’, dhe për këtë u akordua penallti.

Kapiteni I Vllaznisë, Bekim Balaj, nuk gaboi nga 11 metra larg.

Gjithsesi, për të arritur deri tek tripikët, shkodranët u desh që të vuanin shumë, pasi Partizani krijoi një rrethim të vërtetë në portën e tyre.

Situata u bë edhe më e vështirë në 74’, kur Obima mori karton të kuq, vendim që gjithashtu erdhi pasi u shqyrtuan pamjet me VAR.

Pavarësisht se të kuqtë bënë shumë presion, nuk arritën as që të barazonin, në një sezon tepër të vështirë për ta.

Me këtë disfatë, 17 herë kampionët e vendit mbetën në vendin e fundit të renditjes së Superligës me vetëm 10 pikë në 12 ndeshje, dhe me golaverazhin tepër negativ, -10.

Seria prej dy fitoresh radhazi u ndërpre, dhe janë 7 humbje në 9 sfida.

Vllaznia ka tani 15 pikë dhe ndihet pak më e qetë, ndërsa ka tri fitore e një barazim në 5 javët e fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!