Teuta-Vllaznia dhe Derbi i Veriut, mësoni rreshtimet e skuadrave

schedule15:59 - 25 Nëntor, 2020

schedule 15:59 - 25 Nëntor, 2020

Teuta-Vllaznia dhe Kukësi-Laçi janë dy përballjet e fundit të kësaj jave në Superiore. Të dyja nisin prej orës 16:45, ndërkohë që janë zbuluar edhe formacionet. Te Teuta mungon për arsye disiplinore Lorenco Vila dhe në vend të tij aktivizohet Asion Daja, kurse Vila tjetër, Emiljano zhvendoset në krah. Nga ana tjetër Vllaznia luan me të njëjtin formacion që mundi Tiranën.

TEUTA-VLLAZNIA
Teuta:
Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, Aleksi, Avdyli, Daja, E. Vila, Bregu, Hebaj. Trajner: Edi Martini
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Kruja, Imeri, Da Silva, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric

Kukësi ka bërë sërish ndryshime nga ndeshja e fundit, teksa në mbrojtje luan Lulaj këtë herë. Limaj e nis nga fillimi në mesfushë, ndërsa edhe Leiria është tërhequr në të njëjtin repart. Në sulm nga fillimi luan Eze. Te Laçi ka pasur probleme Nwabueze, i cili zëvendësohet nga Harmon. Rikthehet Deliu në mesfushë, kurse në mbrojte luan Turkaj, në linjën e majtë.

KUKËSI-LAÇI
Kukësi
: Tafa, Dragoshi, Bytyçi, Lulaj, Demiri, Ymeri, Lulaj, Limaj, Taipi, Matheus Leiria, Ibraimi, Gashi, Eze. Trajner: Rraman Hallaçi
Laçi: Sherri, Marku, Ignjatovic, Selmani, Turkaj, Shehu, Deliu, Rapo, Teco, Xhixha, Harmon. Trajner: Armando Cungu. /abcnews.al