Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Teuta i afrohet kreut/ Superliga, durrsakët mundin Laçin, 4 pikë nga Egnatia

schedule23:05 - 21 Nëntor, 2026

schedule 23:05 - 21 Nëntor, 2026

Suksesi është sukses edhe kur vjen i vogël.

Për Teutën, fitorja e parë pas serisë prej 4 ndeshjesh, ishte vetëm 1-0, ndërsa ndaj Laçit u luajt në Rrogozhinë.

Kjo, sepse afrimi i Kampionatit Europian U21, që organizohet nga Shqiëpria e Serbia, ka bërë që të mbillet fusha e stadiumit “Niko Dovana”, dhe këtë e vuan skuadra durrsake.



Gjithsesi, të besuarit e trajnerit Edlir Tetova, ia dolën.

Pjesa e parë ishte më e mirë për ta, ndonëse nuk patën shënjestrën e duhur, dhe Pedro goditi shtyllën.

Po ashtu, pati gol të anuluar dhe pretendim për penallti që nuk u akordua.

Gjithsesi, presioni vazhdoi gjatë gjithë kohës dhe shpërblimi erdhi shpejt.

Menjëherë pas pushimit, që në minutën e parë të pjesës së dytë, ishte Pedro që kaloi Teutën në avantazh.

Më pas, ishte Laçi që reagoi dhe iu afrua barazimit.

Kurbinasit krijuan dy raste të mira për të shënuar, edhe pse nuk ia dolën që të konkretizonin.

Me këtë fitore, Teuta arriti në 23 pikë pas 12 javësh, 4 pikë prapa Egnatias që u mund një ditë më parë, ndërsa la prapa tri humbje radhazi.

Sa për Laçin, edicioni vazhdon me probleme dhe mbetet një nga kandidatët kryesorë për të rënë nga kategoria.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!