Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SPAK heton familjen Spiropali/ Çupi: Elisa dhe i shoqi i saj, si grup i strukturuar kriminal

schedule13:28 - 24 Nëntor, 2026

schedule 13:28 - 24 Nëntor, 2026

Analisti Frrok Çupi ka komentuar në “News Line” në ABC News hetimet e SPAK ndaj Elisa Spiropalit dhe familjarëve të saj.

Gjatë diskutimit, Çupi tha se Elisa Spiropali dhe bashkëshorti i saj kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke ngritur akuza për kërcënime ndaj inspektorëve tatimorë, manipulim, veprime jashtëligjore dhe pastrim parash.

Më tej, analisti e cilësoi çështjen si një rast që, sipas tij, mund të studiohet edhe në aspektin e kriminalitetit, duke shtuar se këto zhvillime duhet të marrin fund përpara integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.



“Mesa kuptoj se atje ishin ndarë, atje ishte një grup i strukturuar kriminal. Ka fuqinë e kërcënimit, të vrasjes, me të cilin kërcënohen inspektorët tatimor. Ka forcën e manipulimit, forcën jo ligjore, forcën e larjes së parave. Këtu kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal të themeleve të shtetit. Kemi të bëjmë me një gjë që ndoshta edhe do të studiohen në sensin e krimit. Dhe qemë të detyruar ta heqim edhe këtë gjë para se të shkojmë në Europë”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!