Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Donçiç, revansh pas humbjes/ NBA, superylli nga Sllovenia udhëhoqi “Liqenasit” në fitore

schedule13:02 - 24 Nëntor, 2026

schedule 13:02 - 24 Nëntor, 2026

Nuk ishte në momente kulmore, por kjo nuk i prishi punë. Luka Doncic vazhdon të jetë kryefjalë në NBA këtë sezon, e padyshim më i miri i ekipit të tij, Los Anxhelos Lejkërs, duke arritur një tjetër fitore.

Superylli nga Sllovenia pati 28 pikë e 8 asistë, në suksesin 109-94 ndaj Juta Xhazit, dhe kalifornianët kanë plot 11 fitore në 12 ndeshjet e fundit.

Doncic u detyrua të udhëhiqte ekipin për t’u hakmarrë për një nga humbjet e pakta të edicionit pësuar pikërisht ndaj skuadrës nga Solt Lejk Siti, që dikur ka pasur yje si Xhon Stokton apo Karl Maloun.



Slloveni u ndihmua nga Xhejk Laravia me 15 pikë e 10 topa në tabela, ndërsa Tajbull shtoi 14 pikë për “Liqenasit”. Lejkërsat nuk e kanë pasur të lehtë në 4 ndeshjet e fundit, dhe Luka nuk ka shënuar mbi 40 pikë, ndonëse kalifornianët kanë pësuar vetëm një humbje.

Doncic pati 14 pikë që në periodën e parë, por shpejt u ngarkua me gabime personale, me 4 të tillë që në pjesën e dytë dhe u detyrua të jetë më i kujdesshëm. Ai mbetet shënuesi më i mirë në NBA këtë sezon, dhe Lejkërsat në krye të renditjes në Perëndim./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!