Ilir Karruli, i njohur në Amerikë si Leo, është shqiptari që e ndërtoi ëndrrën amerikane me punë, guxim dhe vendime që për shumëkënd do të dukeshin të çmendura. Nga një emigrant që la Shqipërinë komuniste me një varkë drejt Italisë, te pronari i 19 restoranteve dhe më pas i një qendre tregtare në Pensilvani, historia e tij është një rrugëtim i jashtëzakonshëm.
Në fillim ishte Italia, ku për rreth nëntë muaj punoi në Brindisi, duke larë pjata dhe duke kërkuar një mundësi për të nisur nga e para. Më pas, përmes kushërinjve, rruga e çoi drejt Queens-it, në Neë York. Pa ditur anglisht, punonte shtatë ditë në javë, duke kursyer çdo dollar dhe duke mos hequr dorë nga ëndrra për një jetë më të mirë. Florida do të shënonte kthesën e madhe. Fillimisht si pjatalarës në një restorant italian, Iliri nisi të mësonte kuzhinën, derisa arriti të hapte biznesin e tij të parë, “Leo’s Pizza Italian Restaurant”.
Një lokal që të tjerët e konsideronin të mallkuar, sepse çdo pronar falimentonte brenda gjashtë muajsh, për të u kthye në një histori suksesi. Për 11 vite e mbajti restorantin dhe më pas ndërtoi një zinxhir me 19 restorante në zonat Palm Harbor dhe Dunedin. Por Iliri nuk u ndal te gastronomia. Pasi shiti restorantet, vendosi të investonte në pasuri të paluajtshme, një sektor ku shumë shpejt zbuloi një tjetër mundësi suksesi.
Sfida e radhës ishte edhe më e madhe: në vitin 2022, përmes një ankandi online, bleu për rreth 3 milionë dollarë qendrën tregtare të falimentuar Johnstoën Galleria, në Pensilvani. Një pronë që në vitin 2008 ishte shitur për 57 milionë dollarë dhe që pas mbylljes së dyqaneve kryesore kishte përfunduar në procedurat e sekuestrimit. Sot, Iliri po përpiqet t’i japë jetë një qendre që dikur ishte pikë takimi për një komunitet të tërë. Përmes investimeve dhe kontratave fleksibël, po mbështet bizneset e vogla, edhe kur kjo nënkupton të pranojë humbje financiare.
Historia e tij është bërë pjesë e dokumentarit “Mall Country”, me regji të Brian Becker dhe produksion të Carrie Ëeprin, një film që trajton rënien e qendrave tregtare amerikane përmes historisë së një emigranti shqiptar që vendosi të mos e linte një prej tyre të zhdukej. Nga pjatalarës në Itali dhe Amerikë, te 19 restorante e deri te një qendër tregtare miliona dollarëshe, Ilir Karruli dëshmon se ëndrra amerikane nuk është gjithmonë një histori fati, por mbi të gjitha një histori guximi, pune dhe besimi te vetja./abcnews.al



