Simeone nuk dorëzohet për Alvarez, “Los Colchoneros” kanë gati planin B për argjentinasin

schedule18:16 - 6 Qershor, 2024

schedule 18:16 - 6 Qershor, 2024

Prej disa javësh tashmë , “Los Colchoneros” e Atletico Madrid janë në kërkim të një sulmuesi potent për sezonin e ardhshëm duke qenë se skuadra do të humbasë forcë në vijën e parë pas largimit të “tulipanit”, Memphis Depay dhe me shumë mundësi të “bomberit” spanjoll, Alvaro Morata.

I preferuari i spanjollëve mbetet padyshim, “ylli” i “Qytetarëve” të Manchester City, Julian Alvarez, me argjentinasin që arriti të shkëlqejë edhe në këtë sezon, teksa ia doli të shënonte 19 gola si dhe 13 asist, megjithatë, “Bardhekuqtë” e Madridit kërkojnë ta bindin fillimisht Alvarez nëpërmjet tre shokëve të kombëtares argjentinas, Angel Correa, Rodrigo De Paul dhe Nahuel Molina.

Këta të fundit do të takohen me 24-vjeçarin gjatë grumbullimit të Kombëtares për në Kupën e Amerikës dhe do të tentojnë ta bindin që sezonin e ardhshëm të luajë në La Liga, megjithatë nuk do të jetë lehtë që “Qytetarët” të lëshojnë aq lehtë “diamantin” e tyre, të cilin e transferuan për vetëm 17 milionë euro në vitin 2022 nga River Plate. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!