Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Liverpool nuk ndalet/ Skuadra angleze mundi me përmbysje 4-3 spanjollët e Villareal

schedule12:54 - 21 Tetor, 2026

schedule 12:54 - 21 Tetor, 2026

Premier League ka shfaqur vështirësi, por në Champions League është një tjetër muzikë dhe Liverpool nuk ndalet, duke siguruar fitoren e tretë në po aq ndeshje të luajtura.

Skuadra angleze mundi 4-3 Villareal, por për të festuar në tempullin e saj “Anfield Road” duhet të përmbyste një sfidë që nisi në mënyrën më të keqe.

Miqtë suprizuan që në minutën e katërt, duke kaluar në epërsi me golin e Mikatadze.



Më pas, në të 29-ën dyfishuan shifrat me Kardona, duke I dhënë një tjetër goditje të rëndë të zotëve të shtëpisë.

Liverpool kaloi momentin e vështirë dhe reagoi që në pjesën e parë.

Mac Allister ngushoti diferencën në minutën e 36-të, ndërsa në shtesën përpara pushimit, Araujo ktheu ekuilibrat në rezultat.

Në fraksionin e dytë, do të plotësohej përmbysja e madhe e “The Reds”.

Në minutën e 65-të, Mac Allister shënoi golin e tretë për anglezët dhe të dytin personal në këtë ndeshje.

Vetëm tre minuta më parë, ishte Florian Ëirtz, që ndali topin në rrjetë për qetësinë e skuadrës së tij.

Villareal provoi të kthehej në ndeshje. Vetëm tre minuta nga fundi I kohës së rregullt, Oluvasej ngushtoi diferencën, por goli I tij vetëm sa zbuti humbjen e spanjollëve dhe nuk e prishi festën e Liverpool që numëron nëntë pikë të plota në tre ndeshjet e tij në këtë edicion të Champions League.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!