Momentin e kanë të vështirë, por po mbahen.
Mançester Siti mbetet pretendent I fortë edhe në Premier Ligën angleze, edhe pse dënimi I rëndë për ta mbetet mbi kokë si Shpata e Damokleut.
Të mbiquajturit “qytetarët” dhanë një tjetër provë karakteri, në një fushë aspak të lehtë si “Red Bull Arena” në Lajpcig.
Skuadra gjermane, e mbështetur nga mbi 45 000 tifozë në impiantin e shkëlqyer dhe modern, luftoi shumë dhe iu përgjigj një kundërshtari me potencial dhe përvojë më të madhe.
Anglezët kaluan në epërsi në 37’, me autogol nga Lukeba, por Baku barazoi me të nisur pjesa e dytë.
Meritor në këtë rrjetë ishte lojtari I Gjermanisë, me origjinë shqiptare nga Shkodra, Brajan Gruda, që shërbeu asistin.
Më pas, ish-kampionët e Anglisë kaluan sërish në epërsi, kur argjentinasi Enzo Fernandez goditi në 58’ për 2-1.
Lajpcigu sërish nuk u dorëzua dhe Nusa barazoi pa kaluar tri minuta, por sërish potenciali I Sitit bëri të vetën.
Erling Haland, e kush tjetër, vulosi rezultatin 3-2, 12 minuta përpara përfundimit, për një sukses tepër të rëndësishëm, që gjithsesi nuk I jep të gjithë qetësinë e nevojshme të besuarve të trajnerit italian Enzo Mareska.
“Qytetarët” kanë 9 pikë në 4 ndeshje në grupin e Championsit, duke lënë pas me dy fitore radhazi humbjen e rëndë shtëpiake ndaj Paris SG.
Pozitat në Europë dhe në Angli janë të forta, por alarmi për dënimin mbetet në nivelin më të lartë.


