“Revolucion” te PSG, “gjigandët” francezë kërkojnë dhe talentin “katalanas”

schedule10:16 - 8 Gusht, 2023

schedule 10:16 - 8 Gusht, 2023

Pasi zyrtarizuan “bomberin” portugez, Gonçalo Ramos si sulmuesin e tyre më të ri dhe teksa janë pranë nënshkrimit me anësorin francez të sulmit, Ousmane Dembele, “gjigandët” francezë të PSG, duken shumë të lumtur këtë merkato, e cila me çpo shihet nuk mbaron me kaq.

Sipas raportimeve më të fundit, nga mediat spanjolle, Dembele nuk është i vetmi lojtar i “katalanasve”, që francezët dëshirojnë të sjellin në “Parc des Princes”, me anësorin “iberik”, Ansu Fati, që kërkohet me ngulm nga tekniku Luis Enrique.

Ky i fundit ka punuar me talentin 20-vjeçar, të krahut të majtë të sulmit në kohën kur ishte trajner i Kombëtares spanjoll dhe është i vetëdijshëm për “magjinë” që Fati mund të prodhojë në fushën e blertë.

Megjithatë, problem pritet të mbetet çmimi i lartë i spanjollit. Ansu Fati ka një kontratë afatgjatë me “katalanasit”, si dhe një klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh dhe për shitjen e kartonin të tij, Barça kënaqet vetëm në rast se paguhen 100 milionë euro.

Mirëpo, pavarësisht çmimit, duket se për Ansu Fati nuk janë të interesuar vetëm francezët e PSG, pasi për shërbimet e 20-vjeçarit të sulmit kanë shfaqur pëlqimin e tyre dhe “topçinjtë” e Arsenal, si dhe disa klube arabe. /i.m /abcnews.al