Më një gur, siç thuhet, “vrau dy zogj”. Barcelona kaloi një provë tepër të fortë në ligën spanjolle, në fushën e Atletikos në Madrid, dhe po ashtu la prapa rivalin kryesor, Realin.
Katalanasit triumfuan 2-1, edhe pse pësuan gol të parët, dhe nuk e patën aspak të lehtë.
Rreth 70 000 tifozë në “Uanda Metropolitano” bënë gjithçka që të mos përsëritej humbja ndaj Bajernit në mesjavë në Champions, dhe ndonëse rivaliteti ishte më I madh, mrekullia nuk ndodhi.
Të besuarit e trajnerit Simeone kaluan të parët në epërsi, pikërisht falë golit të djalit të teknikut, Zhiovani Simeone, që në 10’.
Më pas, Barça u përgjigj me një emër, Fermin Lopez.
Siç shkruajnë mediat e Madridit, “blaugranët” nuk patën aspak nevojë për Lamin Jamalin dhe Rafinjën, , edhe pse ata ishin në fushë.
Lamin e bëri punën e tij, por rrjetat i shënoi njëri nga produktet e Akademisë La Masia, që u bashkua me katalanasit që kur ishte 13 vjeç.
Në fushë ishte edhe një talent tjetër i La Masisë, Brian Farinjas, që e pati të vështirë, por që tregoi se Akademia më e famshme e botës vazhdon të prodhojë yje të rinj.
Fermin barazoi në 45’ dhe shënoi rrjetën e fitores në 66’.
Me këtë fitore, Barcelona u shkëput sërish në krye të La Ligës me 33 pikë ndaj të Realit, ndërsa Atletiko është e treta me 28./abcnews.al


