Rama: Dyfishojmë ndihmën ekonomike për periudhën e pandemisë, paguam kaparin për vaksinën e Covax

schedule12:59 - 16 Nëntor, 2020

schedule 12:59 - 16 Nëntor, 2020

Kryeministri Rama gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend foli për Buxhetin e shtetit për vitin 2021 në të cilin i është kushtuar vëmendje maksimale buxhetit të shëndetësisë. Rama e cilësoi Buxhetin e Shëndetësisë si më të lartin në 30 vitet e fundit, ndërkohë që theksoi se rritja e pagave me 40 % për të gjithë bluzat e bardha në vend hyn në fuqi në 1 janar të 2021.

Më tej, kryeministri tha se ditën e sotme qeveria shqiptare ka paguar kaparin ndaj kompanisë Covax, për sigurimin e vaksinës së Covid -19, duke e futur Shqipërinë ndër vendet që do të furnizohen me të, kur ajo të dalë.

Kryeministri Rama tha gjithashtu se  do të nisë ne pak ditë,  financimi i recetës bazë dhe futjen në skemë për tu rimbursuar të gjithë medikamentet e përdorura për covid-19 për shtresat me vulnerabël.

“Dua të nënvizoj aspektet e Buxhetit 2021 për shëndetësinë e cila zë një vend të vecantë qoftë për sa i takon sistemit shëndetësor qoftë për sa i takon masave të drejtpërdrejta që lidhen me mbështetjen e pjesës më vulnerabël të shoqërisë, qytetarët që preken nga virusi dhe ata që hyjnë në kategorinë e familjeve ekonomike.

Rritja e buxhetit të shëndetësisë në 2021 është rritja më e lartë në këto 30 vjet. 23.3 %, një rritje e pandodhur ndonjëherë më parë, që lidhen me mata e reja dhe me fuqizimin e gjithë vijës mbrojtëse për të dalë kryelartë nga kjo luftë që ka sprovuar të gjithë botën dhe në zhvillimin e së cilës ku Shqipëria nuk ka asgjë mangët në krahasim me vendet e tjera, në vijën e mbrojtjes.

Parafytyrojeni në një moment sikur kjo flamë ta kishte gjetur Shqipërinë me spitalet që gjetëm ne kur morëm detyrën. Në spitalin e Vlorës në 2014 kishte vetëm dy aparatura të vjetra të kohës së marrëdhënieve shqiptaro kineze, sot linjat e oksigjenit, aparaturat që suportojnë në kohë reale, ventilatorët e nevojshëm janë në të gjithë sistemin tonë të mbrojtjes kundër Covidit.

Në masat e reja që do të hyjnë në fuqi në 1 janar, përveç investimeve është edhe një masë që sot ka një domethënie të veçantë, rritja me 40 % e pagës së gjithë bluzave të bardha në të gjithë territorin e Shqipërisë, mbetet në fuqi bonusi i veçantë për të gjithë specialistët që pranojnë të punojnë jashtë vendbanimit të tyre, që në tërësinë e vet e bëjnë pagën e mjekut absolutisht të denjë dhe konkurruese me pagat që do të merrnin nëse do shkonin jashtë vendit.

Në këtë buxhet kemi vazhdimin  e një mbështetje që faktikisht hyjnë në fuqi për të gjithë të prekurit me covid që trajtohen në kushte shtëpie. Dua të plotësojë kërkesën e ekspertëve të komitetit teknik që tu them qytetarëve se duhet ti referohen besnikërisht mjekut të familjes dhe të gjithë këshillave që marrin nga urgjenca kombëtare dhe të mos marrin ilaçe dhe të mos shpenzojnë nga buxheti i familjes së tyre për të bërë dëm në shëndetin e tyre.

Ky është një fenomen që ndodh edhe në vende të zhvilluara, ku vërehet fenomeni i marrjes së medikamenteve që nuk ndihmoj në dhe që në shumë raste e dëmtojnë të prekurin nga ky virus, natyrisht këtu hyn spekulantët, pasiguria e personit të prekur që nxiten të bëjnë maksimumin me idenë që ato ilaçe të recetës bazë nuk mjaftojnë.

Në fakt është këmbëngulje e përditshme e ekspertëve që qytetarët mos të bien pre e spekulantëve dhe të mos i marrin këshillat me whatss up apo nga mjekë që nuk janë të specializuar.

Sidoqoftë thënë kjo në buxhetin e 2021 ne do të vazhdojmë atë që nis në pak ditë, në financim të recetës bazë dhe futjen në skemë për tu rimbursuar të gjithë medikamentet e përdorura për covid-19.

Do të dyfishojmë ndihmën ekonomike në të gjithë periudhën që duhet të përballemi me pandeminë si pjesa më vulnerabël e shoqërisë. Ndihma ekonomike do të jetë e dyfishuar.

Sot qeveria shqiptare brenda afatit që skadon mesnatën e sotme ka paguar kaparin për Covax dhe ka hyrë në rrjetin e shteteve që kanë prenotuar aksesin për vaksinën që pritet të dalë për përdorim masiv.

Vaksina do të dalë por sasitë që do të jenë të disponueshme nuk do të jenë të atilla që do të mbulojnë të gjithë popullsinë e Evropës, të gjithë vendet kanë një strategji për të filluar vaksinimin falas”, deklaroi Kryeministri.

n.d./abcnews.al