Luhen 3 çerekfinalet e tjera në Kupën e Shqipërisë, spikat Partizani-Dinamo

schedule09:09 - 10 Shkurt, 2022

schedule 09:09 - 10 Shkurt, 2022

Ditën e sotme do të luhen edhe 3 sfidat e tjera të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë. Pas kualifikimit të Teutës në gjysmëfinale pasi mposhti Skënderbeun, tani është radha e Laçit dhe Egnatias për të bërë të mundur diçka të tillë në orën 13:45, me sfidën e parë mes tyre që ka përfunduar 1-1.

Vllaznia është shumë afër kualifikimit të gjysmëfinale pas fitores në sfidën e parë 2-1 ndaj Flamurtarit të Kategorisë së Dytë, dhe shikohen si favoritë për të kaluar në fazën tjetër. Kjo sfidë po ashtu do të luhet në orën 13:45.

Vëmendja do të jetë e gjitha te derbi që do të luhet në “Air Albania” ora 18:00. Gjithçka e barabartë në Partizani-Dinamo. Takimi i parë ka përfunduar 1-1. /f.a/abcnews.al