Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Egnatia, “manita” ndaj Vorës/ Kampionët shkëputen në krye të renditjes së Superligës

schedule12:15 - 9 Nëntor, 2026

schedule 12:15 - 9 Nëntor, 2026

Duket se e ka seriozisht për të triumfuar përsëri.

Egnatia e konfirmoi sërish veten si pretendenti numër 1 për titullin në Superligë, dhe fitorja 5-1 ndaj Vorës në “Arenën” e saj bëri që të shkëputej edhe më shumë nga ndjekësit.

Skuadra që ka fituar 3 tituj radhazi, po tregon sesi edhe një që mbiquhet “provinciale” mund t’ia dalë ndaj emrave shumë herë më të mëdhenj si Tirana, Partizani, Dinamo apo Vllaznia pa përmendur të tjerët.



Në Rrogozhinë, gjithsesi, nuk ishte e lehtë edhe pse përfundimi ishte me 4 gola diferencë.

Vora arriti të barazonte rezultatin e madhe të mbahej fort për shumë minuta.

Gjithsesi, skuadra e trajnerit Nevil Dede pati shumë më tepër potencial dhe këtë e tregon fakti se të pesë autorët e golave ishin të ndryshëm.

Kryeziu realizoi për 1-0, pastaj Karrica barazoi në 69’ për 1-1.

Mjaftuan vetëm 20 minutat e fundit që kampionët t’ia dilnin madje me “manitë”.

Adjesa në 73’, Fernando në 80’, Kasa në 85’ dhe Albaneze në 89’ vulosën shifrat 5-1.

Egnatia ndoshta fillimisht ndjeu ngarkesën europiane, pasi ka luajtur tri ndeshje në Ligën e Konferencës, dhe humbja në Rumani ishte goditje e fortë.

Sidoqoftë, Superliga është diçka tjetër dhe rrogozhinasit kryesojnë me 27 pikë, 7 më shumë sesa Teuta e vendit të dytë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!