Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sfidat e ekonomisë/ Sejko: Pasiguritë dhe transformimet teknologjike janë kthyer në një problem

schedule14:16 - 24 Nëntor, 2026

schedule 14:16 - 24 Nëntor, 2026

SHQIPËRI- Ekonomitë në rang botëror po përballen me një sërë rreziqesh si pasojë e tensioneve gjeopolitike dhe transformimeve të shpejta teknologjike.

Guvernatori Gent Sejko tha se studimet dhe analizat ekonomike në këtë moment janë të domosdoshme për t’i bërë ballë sfidave siç janë mbajtja nën kontroll e inflacionit dhe ruajtja e stabilitetit të çmimeve apo forcimi i qëndrueshmërisë së sistemit financiar.

“Po aq i rëndësishëm është edhe kontributi i kërkimit në ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit. Analizat tona ndihmojnë në identifikimin e hershëm të rreziqeve, vlerësimin e qëndrueshmërisë së sistemit bankar dhe përcaktimin e masave për parandalimin apo kufizimin e rreziqeve që mund të cenojnë stabilitetin financiar.



Sa më mirë t’i kuptojmë zhvillimet ekonomike dhe rreziqet që i shoqërojnë, aq më të informuara dhe efektive do të jenë vendimet tona. Kjo punë e vazhdueshme kërkimore dhe analitike ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në hartimin dhe zbatimin e politikave tona si Bankë Qendrore ndër vite”, tha ai.

Inteligjenca artificiale tashmë është transformuar në një mundësi më shumë për analizat ekonomike, por ajo ende nuk mund të zëvendësojë ekspertizën njerëzore.

“Njëkohësisht, zhvillimi i teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale po krijon mundësi të reja për kërkimin ekonomik, duke na ndihmuar të analizojmë më shumë informacion dhe të identifikojmë më shumë prirjet ekonomike.

Megjithatë, teknologjia duhet të mbetet në shërbim të analizës dhe të vendimmarrjes. Inteligjenca Artificiale mund të përmirësojë instrumentet tona analitike, por nuk mund të zëvendësojë ekspertizën, gjykimin profesional dhe përgjegjësinë institucionale”, shtoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!