Formacionet: Partizan i njëjtë, Kukësi e Tirana me “artileri” të rëndë

schedule15:17 - 17 Prill, 2021

schedule 15:17 - 17 Prill, 2021

Partizani-Kastrioti dhe Kukësi-Tirana janë dy ndeshjet e para të javës së 28-të të Superiores. Të dyja përballjet nisin prej orës 16:00 dhe tashmë janë mësuar edhe rreshtimet e këtyre skuadrave.

Trajneri Ilir Daja nuk ka bërë asnjë ndryshim te Partizani i tij, kurse Kastrioti në sulm luan me Dacin, për shkak se Devid vijon të jetë i dëmtuar. Në mesfushë në vend të Nurit është përzgjedhur Shkalla, kurse Zhivanaj aktivizohet në prapavijë.

Kukësi ka rikthyer Limajn në formacion, ndërsa në mbrojtje aktivizohet Lulaj në vend të Kurdic të pezulluar. Eze në sulm mbështetet nga Gashi dhe kapiteni Ibraimi, kurse Tirana kundërpërgjigjet me Cale, Seferi e Torassa. Pjesa tjetër e formacioni është e zakonshmja. /abcnews.al

 

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 28
E shtunë, më 17 prill, ora 16:00

PARTIZANI-KASTRIOTI
PARTIZANI:
Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari, Stenio Junior. Trajner: Ilir Daja.
KASTRIOTI: Hidi, Neziri, Zhivanaj, Çela, Rami, Shkalla, Moraes, Mehmeti, Bardhi, Prodani, Daci. Trajner: Ramazan Ndreu.

KUKËSI-TIRANA
KUKËSI:
Tafas, Baravykas, Bytyçi, Lulaj, Kotobelli, Demiri, Taipi, Limaj, Ibraimi, Gashi, Eze. Trajner: Mirel Josa.
TIRANA: Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toshevski, Çelhaka, Batha, Ismajlgeci, Torassa, Cale, Seferi. Trajner: Orges Shehi