Drogë dhe armë zjarri, arrestohet një person në Vlorë

schedule14:20 - 30 Maj, 2018

schedule 14:20 - 30 Maj, 2018

Lëndë narkotike, armë zjarri dhe dy makina janë sekuestruar nga Policia e Vlorës gjatë një operacioni antidrogë. Ndërsa një person është arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit të policisë, i arrestuar është 28-vjeçari Erjon Malaj, banues në Vlorë, pasi në automjet iu gjet 1 armë zjarri tip pistoletë me 6 fishekë si dhe një palë dylbi, ndërsa në banesë iu sekuestruan 40.8 kg kanabis.

Ndërsa 37-vjeçari me inicialet E. K po banues në Vlorë është shpallur në kërkim, pasi në aksin rrugor Vlorë-Novoselë, në momentin e ndalimit nga policia të mjetit tip “Peugeot”, ku udhëtonte bashkë me 28-vjeçarin Malaj, ai doli nga mjeti dhe është larguar duke përfituar nga errësira./abcnews.al