Një 25-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë. Albi Muça dyshohet se tentoi t’i merrte 1 milion euro një 54-vjeçari, duke u prezantuar në platformat e komunikimit online si funksionar publik.
25-vjeçari është prezantuar si kryeministri dhe ka kërkuar shumën e parave. Ndërkohë, 54-vjeçari është ndërtues.
Sipas informacioneve, autori i ka shkruar në Signal 54-vjeçarit, ku i ka kërkuar shumën e parave. Ndërkohë, i ka thënë që do të dërgojë një person tjetër për t’i marrë.
54-vjeçari Ardi Kollçaku e ka kuptuar që është skemë mashtrimi dhe ka bërë denoncim në polici./abcnews.al



