Dy persona janë arrestuar në kuadër të një hetimi për trafikim të të miturve dhe marrëdhënie seksuale me të mitur, pas zhdukjes së një 13-vjeçareje nga banesa e saj në Shkodër.
Pas kallëzimit të familjarëve për largimin e të miturës nga banesa, Policia e Shkodrës nisi kërkimet për gjetjen e saj, në bashkëpunim me strukturat e Policisë në Tiranë dhe Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës dhe me asistencën e strukturave të sigurisë së Ambasadës së SHBA-së.
Pas disa ditësh kërkimesh, 13-vjeçarja u gjet në Tiranë.
Në vijim të hetimeve, u ndaluan dy shtetas, 46 vjeç, banues në Tiranë, dhe 49 vjeç, banues në Fier.
Gjykata ka caktuar për të dy masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ata dyshohen për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Trafikimi i të miturve”.



