Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e Santiago Malkos, Apeli dënon me 28 vite burg Erlis Dukën

schedule12:49 - 25 Nëntor, 2026

schedule 12:49 - 25 Nëntor, 2026

Gjykata e Apelit ka dënuar me 28 vite burg Erlis Dukën, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e Santiago Malkos, ish-efektivit të Policisë së Shtetit. Vendimi i Apelit vjen pasi Gjykata e Posaçme e kishte shpallur më parë të pafajshëm Dukën.

Santiago Malko u ekzekutua më 27 gusht 2019, në zonën e Xhamllikut në Tiranë, me breshëri armësh zjarri. Vrasja e ish-efektivit të policisë dyshohet se lidhet me përplasjet mes grupit të Leonard Dukës dhe Ervis Martinajt.

Vendimi i Apelit ndryshon kështu atë të shkallës së parë, e cila në janar të këtij viti kishte dënuar Leonard Dukën me 30 vite burg, ndërsa vëllain e tij Erlis Duka e kishte shpallur të pafajshëm./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!