Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhuna e protestave goditi dhe turizmin/ Në tetor numri i turistëve të huaj në Shqipëri ra me 12 përqind

schedule13:19 - 25 Nëntor, 2026

schedule 13:19 - 25 Nëntor, 2026

Protestat e dhunshme gjate muajit tetor kanë  goditur turizmin në Shqipëri. Hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri kanë pësuar një rënie të ndjeshme,  si pasojë e ndikimit që kanë sjellë përplasjet dhe skenat e dhunës në kryeqytet  të cilat kanë dëmtuar  imazhin e vendit si destinacion turistik.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë muajit tetor në Shqipëri kanë hyrë 795.503 shtetas të huaj, duke shënuar një rënie prej 12,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo ecuri vjen në një muaj të shoqëruar me tensione të forta në kryeqytet. Protestat u shoqëruan me dhune nga protestuesit kundrejt forcave te rendit, si dhe shkaterrim te pronave publike dhe atyre private ne disa zona të Tiranës.



Shqipëria ka investuar prej vitesh për t’u promovuar si një destinacion turistik dhe për të tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë të huaj. Në këtë kontekst, përshkallëzimi i protestave dhe skenat e dhunës po zbehi n përpjekjet e bëra deri më tani.

Në total, gjatë tetorit në territorin e Republikës së Shqipërisë kanë hyrë 1.4 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rënie prej 7,6% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar. Tkurrja e  hyrjes së shtetasve të huaj në tetor përbën një sinjal negativ për ecurinë e turizmit jashtë sezonit,  ndërsa prej disa kohësh Shqipëria ka pasur në fokus një sezon turistik gjithë vjetor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!