Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tirana fton Europën: Investoni në Shqipëri! Nura: Ja dy mesazhet kryesore që duhen lexuar me kujdes

schedule13:23 - 25 Nëntor, 2026

schedule 13:23 - 25 Nëntor, 2026

SHQIPËRI– Tirana shndërrohet për dy ditë në kryeqendrën evropiane të biznesit. Në Konferencën e Dytë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, mbi 600 investitorë nga Evropa dhe rajoni po diskutojnë mundësitë e investimeve, si dhe integrimin e bizneseve të Ballkanit Perëndimor në tregun evropian.

Shqipëria u bën thirrje investitorëve evropianë të investojnë në vendin tonë, në sektorë me potencial të lartë zhvillimi, si energjia e rinovueshme dhe teknologjia.

I ftuar në emisionin “News Line”, analisti Artur Nura vlerësoi se konferenca ndërthur mjeshtërisht interesat ekonomike me ato gjeopolitike. Sipas tij, përmes këtij takimi, Bashkimi Evropian synon të forcojë praninë dhe ndikimin e tij në Ballkanin Perëndimor, duke mos lënë hapësira për interesa të tjera politike.



Ai theksoi se mesazhi është i qartë: Bashkimi Europian e do Shqipërinë pjesë të familjes së tij.

“Konferenca është qartazi ekonomike dhe politike. Synimi politik i Brukselit është që Ballkani të mos e lëshojë, të mos lërë hapësira bosh që të vijnë interesa politike.

Kjo konferencë ka sjellë në Tiranë 600 investitorë. Është për t’u dhënë ndihmë bizneseve shqiptare dhe rajonale. Janë mënyra për të shkëmbyer përvojë, në mënyrë që standardi i bizneseve të ndryshojë, dhe kjo është e domosdoshme.

Synohet një standard ekonomik më i lartë i vendit tonë. Ky është një mesazh gjeopolitik. BE-ja e do Shqipërinë pjesë të familjes evropiane”, u shpreh Artur Nura.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!