Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Siguri për bombolat e gazit/ Tragjedia e Elbasanit, ekspertët: Nevojiten standarde dhe kontrolle

schedule13:18 - 25 Nëntor, 2026

schedule 13:18 - 25 Nëntor, 2026

Detektorë të rrjedhjes së gazit dhe valvula mbrojtëse në çdo bombol që tregtohet. Ky është propozimi i ekspertëve të sigurisë teknike, pas shpërthimit tragjik në një pallat në Elbasan, ku humbën jetën dy persona dhe 15 familje mbetën pa banesa.

Ekspertët kërkojnë që këto pajisje të mos jenë zgjedhje e përdoruesve, por standard i detyrueshëm për çdo instalim të gazit në banesa.

Inxhinieri Agim Daja, i specializuar në sigurinë e përdorimit të gazit në impiante industriale, kërkon që tregtimi i gazit të kushtëzohet.



Por vendosja e standardeve nuk mjafton pa kontrollin e zbatimit të tyre. Eksperti kërkon angazhimin e institucioneve inspektuese dhe përgjegjësi përgjatë gjithë zinxhirit, nga tregtuesit e gazit deri te autoritetet që duhet të monitorojnë sigurinë.

Sipas ekspertit, pajisjet mbrojtëse kanë kosto të ulët në raport me rrezikun që mund të parandalojnë. Për këtë arsye, ai kërkon që detektorët dhe valvulat e sigurisë të bëhen pjesë e detyrueshme e pajisjeve të gazit në banesa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!