“Te Franca s’më linin të luaja, prej vitesh nuk më pëlqente të luaja me kombëtaren”

schedule17:59 - 20 Qershor, 2021

schedule 17:59 - 20 Qershor, 2021

Bacary Sagna ka dhënë një deklaratë shumë të bujshme së fundmi në lidhje me eksperiencën e tij me kombëtaren e Francës. 38-vjeçari tregon se nuk i pëlqente aspak të shkonte në kombëtare sepse ai nuk luante me dëshirë dhe ishte vazhdimisht i ndrydhur gjatë ndeshjes.

“Vazhdimisht kam pasur ndjenjën se nuk më duan në ekipin kombëtar. Sa herë kisha nevojë të bëja një driblim a të merrja pjesë në lojën sulm, nuk do të më lejohej dhe nuk do mund ta bëja lirshëm këtë.

 

Kurrë nuk kam qenë i lirë të veproj. Kjo ndikoi te unë dhe familja ime. Mendoja më shumë për mediat sesa për lojën. Për vite me radhë nuk më pëlqente të shkoja të luaja për ekipin kombëtar”, u shpreh Sagna.

Ish-mbrojtësi i djathtë i Arsenalit dhe Manchester Cityt ka luajtur në 65 ndeshje me Francën, duke qenë për disa vite një nga lojtarët më stabël të kampionëve të Botës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!