Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Franca largon “krizën”/ Mundi 2-1 Turqinë dhe siguron vendin e parë në grupin e saj

schedule13:00 - 16 Nëntor, 2026

schedule 13:00 - 16 Nëntor, 2026

Franca mundi 2-1 Turqinë për të siguruar vendin e parë në grupin e saj në Ligën e Kombeve.

“Gjelat” kaluan kështu edhe goditjen e rëndë që morën pak ditë më parë në Itali, duke arritur objektivin e parë me Zinedine Zidane në pankinë.

Sfida e luajtur në “Stade De France” u zgjidh vetëm në pjesën e dytë, ndërsa për të kaluar në epërsi, të zotët e shtëpisë kishin nevojë për autogolin e Topçu në minutën e 49-të.



Turqit u përgjigjën shpejt. Arda Guler ndali topin në rrjetë pas vetëm katër minutash, por festa e yllit të Real dhe skuadrës së tij u prish nga sistemi VAR.

Për të siguruar suksesin, francezët pritën gjatë dhe vetëm në minutën e 80-të dyfishuan diferencën me Kroupi.

Në limitet e kohës së rregullt, Turqia shënoi golin e nderit me Bardakçi, por nuk prishi festën e skuadrës së Zidane.

Me këtë sukses, Franca vulosi vendin e parë në grupin A1 dhe kualifikohet si pretendente në fazën tjetër të Ligës së Kombeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!